Mirë se vini në platformën tonë
Një hapësirë e dedikuar për mirëqenien tuaj fizike, mendore dhe emocionale. Kujdesi për shëndetin dhe zhvillimin tuaj është prioriteti ynë.
Platforma jonë ofron një shumëllojshmëri teknikash për frymëmarrjen, meditimin dhe stile të ndryshme të yogës, duke përfshirë Yin Yoga, Kundalini, Vinyasa, Pranayama dhe më shumë. Këto praktika sjellin përfitime të provuara shkencërisht për shëndetin mendor, emocional dhe fizik, duke ju ndihmuar të ndiheni më të balancuar, të përqendruar dhe të fuqizuar në jetën tuaj të përditshme.
Çfarë përfshin anëtarësimi mujor apo vjetor?
Anëtarësimi në platformën tonë ju ofron një program të strukturuar, të pasur me praktika dhe eksperienca unike për të mbështetur mirëqenien tuaj gjatë gjithë vitit.
✅ Qasje e menjëhershme në të gjitha klasat e regjistruara – Menjëherë pas regjistrimit, do të keni akses në të gjithë katalogun e klasave të regjistruara, duke përfshirë sesione të ndryshme të yogës, meditimit dhe frymëmarrjes, të krijuara për të përshtatur nevojat tuaja.
✅ Sfidat e regjistruara 7-ditore – programe intensive të yogës dhe meditimit të udhëhequra nga mësues të certifikuar të Suada Yoga School. Këto sfida janë krijuar për të forcuar praktikat tuaja dhe për të ndërtuar një rutinë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
✅ Sfidë e re kohë pas kohe dhe klasa ekskluzive çdo muaj – Çdo muaj do të keni mundësinë të merrni pjesë ose në një sfidë të re dhe në 2 ose 4 klasa ekskluzive me Suada Pajaziti,të cilat mund të jenë live ose të regjistruara. Këto sesione janë të dizajnuara për një transformim të thellë dhe një përvojë të personalizuar.
✅ Ekspertë të fushave të ndryshme – Përveç yogës dhe meditimit, platforma jonë sjell kohë pas kohe ekspertë të shëndetit holistik, nutricionit, psikologjisë etj., duke ju ofruar njohuri dhe mjete për një jetë më të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
Bashkohuni me ne!
Mos e humbisni këtë mundësi unike për të investuar në veten tuaj dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës. Bëhuni pjesë e komunitetit tonë dhe filloni rrugëtimin tuaj drejt një mirëqenieje më të plotë.