
Porta Kozmike – Sfida 11 Ditore
Nisu në një udhëtim transformues 11-ditor për të harmonizuar trupin, mendjen dhe shpirtin me energjitë e universit. Me rreshtimet e fuqishme planetare të muajit Mars – dy eklipse, një bashkim historik i 6 planetëve dhe ekuinoksi – kjo është mundësia e përkryer për të shfrytëzuar këto energji të fuqishme dhe për të ngritur nivelin e vetëdijes tënde.Të gjitha klasat janë të regjistruara dhe të disponueshme në platformë. Pas regjistrimit mund të filloni me
praktikë menjëherë! Praktikoni sipas disponueshmerisë suaj.
🌟 Tani me AKSES TË PËRJETSHËM!
🎁 BONUS: Një klasë ekskluzive 90-minutëshe (€125 vlerë) për të përshpejtuar transformimin tënd.
Harmonizohu me fuqinë e planetëve dhe çliro potencialin tënd të plotë!
📅 Dita 1-7: Do të eksplorojmë temat e komunikimit (Mërkuri), dashurisë (Venera), transformimit (Marsi), bollëkut (Jupiteri), disiplinës (Saturni), intuitës (Urani) dhe transcendencës (Neptuni).
📅 Dita 8-10: Do të integrojmë energjitë planetare për të krijuar harmoni dhe një fillim të ri.
Dita 11: Kulmimi dhe Festimi i Transformimit
Do të praktikojmë të njëjtat teknika çdo ditë me disa surpriza të cilat ndihmojnë në riprogramimin e mendjes dhe krijimin e rrugëve të reja nervore, duke forcuar qëndrueshmërinë dhe transformimin.

Yllka Hamiti
Gjatë dy seancave të Kundalini yoga me Suadën, përjetova diçka jashtëzakonisht transformuese, pothuajse të pashpjegueshme. Që nga frymëmarrjet e para dhe lëvizjet e trupit, ndjeva një energji të butë, por të fuqishme që filloi të zgjohej brenda meje, sikur diçka e bllokuar po zgjidhej dalëngadalë. Çdo pozicion, çdo mantra, dukej sikur çlironte një pjesë të mendjes sime, dhe pak nga pak, brenda meje u vendos një qetësi e papërshkrueshme.
Të vërteta të fshehura, ndjenja të pathëna dhe një qartësi e papritur për disa aspekte të jetës sime u shfaqën pa mundim.Kjo praktikë më ndihmoi të çlirohem nga disa tensione të brendshme, jo vetëm fizike, por edhe emocionale.
Në fund të seancave u përfshiva nga një qetësi e thellë, ndihesha sikur isha rilidhur me një pjesë thelbësore të vetes, një hapësirë paqeje dhe të vërtetash që ndoshta i kisha humbur!

Anita Pasha
Para se të nisja këtë udhëtim, mendja ime e programuar i rezistonte të panjohurës, duke më paraqitur ankthin si pengesë. Me Suadën u ndjeva e sigurt ta dorëzoja veten ndaj të panjohurës, vetëm për të zbuluar fuqinë e madhe që jetonte brenda meje, por që fshihej pas ankthit. Sot, yoga është bërë pjesë integrale e jetës sime dhe më ndihmon të zhytem në çdo cep të qenies sime. Aktualisht, jam duke u trajnuar për t’u bërë mësuese e yoga dhe meditimit , dëshira ime më e madhe është të ndihmoj sa më shumë njerëz të zbulojnë fuqinë e tyre të brendshme. Jam pafundësisht mirënjohëse për këtë transformim

Nerxhivane Haziri Gjukaj
rajnimi ka qenë një përvojë e pazëvendësueshme në rrugëtimin tim të punës me veten, por edhe në profesionin tim si psikologe dhe psikoterapiste.
Në aspektin personal, më ka ndihmuar të zhvilloj edhe më tej inteligjencën emocionale dhe të rris aftësitë për të rregulluar emocionet e mia. Kam krijuar një lidhje më të fortë midis emocioneve dhe pjesëve të ndryshme të trupit tim, duke ndërtuar kështu një inteligjencë më të thellë rreth gjuhës trup-mendje. Niveli i stresit të përditshëm është ulur, kujdesi për shëndetin dhe mirëqenien time është rritur, dhe ndihem më e pranishme në gjithçka që bëj. Kam mësuar të vëzhgoj mendimet e mia pa i gjykuar.
Në aspektin profesional, empatia ime është thelluar edhe më shumë, gjë që më afron me klientët e mi duke krijuar për ta një hapësirë të sigurt dhe mbështetëse, ku mund të eksplorojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre pa u ndjerë të paragjykuar në asnjë moment.
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, kombinimi i seancave psikoterapeutike me joga dhe meditim ka sjellë përfitime të shumta, duke përfshirë edhe përmirësime në rezultatet profesionale dhe financiare.
Përmbajtja

Suada – Themeluese e Shkollës Suada Yoga dhe Meditim
Me mbi 20 vite eksperiencë në yoga dhe meditim, Suada është një trajnuese e pasionuar që ka udhëtuar anekënd botës në veçanti në Dubai, Indi dhe Indonezi për të thelluar praktikën e saj. Frymëzuar nga mentorë si Deepak Chopra dhe Sadhguru, ajo ka krijuar një program të akredituar 200-orësh nga Yoga Alliance USA, që ndërthur certifikimin profesional me transformimin personal. Misioni i saj është të ndihmojë individët të arrijnë potencialin e tyre të brendshëm përmes fuqisë së yogës dhe meditimit, ndërsa përmes eksperiencës së saj 11-ditore të Kundalinit, i udhëzon drejt rizbulimit të esencës së tyre.